Zjarrfikësit e Korçës kanë ndërhyrë në kohë për të shpëtuar një të ri që u rrëzua në afërsi të Kishës së Shën Konstandinit.
Sipas informacioneve, dy të rinj ishin ngjitur në këtë kishë, ndërsa një prej tyre ka rëshkitur dhe ka rënë mbi disa shkëmbinj.
Pamundësia për të dalë nga shkëmbinjtë ka bërë që të lajmërohet zjarrfikësja të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e të riut pa dëmtime fizike.







