AKTUALITET /

Çonte me kamion shqiptarët në Angli, 41 vjeçari nga Kukësi shfaqet duke luajtur golf pavarësisht dënimit

Banda e trafikut të cilës ai i përkiste i detyroi emigrantët të paguanin 13,000 £ për një udhëtim me kamion në ndenjësen e përparme dhe 8,000 £ për t'u fshehur në pjesën e ngarkesave

Shkruar nga Versus
Çonte me kamion shqiptarët në Angli, 41 vjeçari nga
Foto: Kujdes Dauti, i dënuar në Belgjikë për kontrabandë njerëzish

Britani e Madhe- Kujdes Dauti, një 41 vjeçar nga fshati Gjolaj i Kukësit i cili i është shmangur prej kohësh ekstradimit drejt Belgjikës ku është dënuar për trafikun e njerëzve, së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të jetesës që duket se po bën pavarësisht problemeve me drejtësinë.

Mediat angleze, kanë publikuar disa foto ku Dauti shfaqet krejt i qetë duke luajtur golf. Në vitin 2018 babai i dy fëmijëve rezulton të jetë dënuar nga një gjykatë në Belgjikë pasi ishte kapur teksa kontrabandonte emigrantë me kamionë drejt Anglisë.

Ai u dënua me 8 vite burg për rolin e tij. Por një gjykatës londinez e liroi me kusht dhe madje i dha ndihmë ligjore për ta ndihmuar të luftonte çështjen e tij.

Ekstradimi i tij drejt Belgjikës është vonuar ndërkohë që ai pret dënimin për krimet që akuzohet se ka kryer në Mbretërinë e Bashkuar, konkretisht për një grabitje të një makine në lindje të Londrës në 2023-in.

Banda e trafikut të cilës ai i përkiste i detyroi emigrantët të paguanin 13,000 £ për një udhëtim me kamion në ndenjësen e përparme dhe 8,000 £ për t'u fshehur në pjesën e ngarkesave. Versus.al

Poll