BOTA /

Aksident i rëndë në Sllovaki, treni përplas autobusin, 5 të vdekur

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Sllovaki, treni përplas autobusin, 5

Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident në Sllovaki, ku një tren dhe një autobus janë përplasur me njëri-tjetrin.

Aksidenti i rëndë që përfshiu mjetet e transportit publik ka ndodhur pranë Nova Zamka, në linjën ndërkombëtare të trenave nga Praga në Budapest. Qyteza ndodhet 110 kilometra në lindje të kryeqytetit Bratislava.

Aksident i rëndë në Sllovaki, treni përplas autobusin, 5

Sipas shërbimeve të urgjencës përveç viktimave në vendngjarje ka edhe 5 të plagosur.

“Sipas informacioneve nga ekipet e emergjencës, pesë persona kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe të paktën pesë të tjerë janë lënduar”, kanë shkruar shërbimet e emergjencës në Facebook.

Poll