POLITIKË /

Zgjedhjet në Himarë, nesër Partia Socialiste mbledhë Kryesinë, do të diskutohet për kandidatin

Shkruar nga B.SH
Zgjedhjet në Himarë, nesër Partia Socialiste mbledhë
Edi Rama

Partia Socialiste do të mbledh nesër (8 korrik) kryesinë në selinë rozë.

Dy janë çështjet kryesore për diskutim, emri se kush do të jetë kandidati për zgjedhjet e pjesshme në Himarë.

Koordinimi në funksion të këtyre zgjedhjeve të cilat pritet të udhëhiqen në terren nga Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlora.

Si çështje e dytë kryesia e PS do të diskutojë ecurinë e përgatitjeve për Kongresin e 27 Korrikut nga ku do të zgjidhet asambleja e re kombëtare.

Presidenti Bajram Begaj dekretoi dy ditë më parë datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Himarë, ku më 4 gusht do të ndeshen sërish mazhoranca me opozitën.

KQZ  nuk i dha mandatin Fredi Belerit në seancën e së premtes./Versus

Poll