Live Updates /

Me pranga në KQZ, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryebashkiak! Presidenti Begaj dekreton 4 gushtin për zgjedhjet në Himarë

*Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi sot mandatin Fredi Belerit i cili ishte zgjedhur kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Në kushtet kur Beleri është dënuar me vendim të formës së prerë, KQZ argumentoi se është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe si i tillë mandati i tij është i pavlefshëm dhe duhet të ndërpritet. *I pranishëm gjatë seancës ku u mor vendimi, ishte edhe vetë Fredi Beleri, i cili mori leje nga burgu i Fierit ku edhe vuan dënimin, për t’u paraqitur në seancë. *Me pranga në duar, ai mbajti fjalën e tij ku pretendoi se procesi i nisur nga KQZ është i pabazuar. *Përfaqësuesi ligjor i koalicionit “Bashkë-Fitojmë”, Ivi Kaso tha se me këtë mënyrë, Rama po përpiqej t’ja kalonte përgjegjësinë KQZ-së duke mos bërë vetë veprimet e duhura për shkarkimin e Belerit sipas ligjit. *Nga ana tjetër përfaqësuesi i PS, Erdian Salianji tha se ishte e dukshme që Beleri ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit, ndaj KQZ-së i lind e drejta të veprojë edhe pa pasur kërkesa konkrete. *Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se vendimi për shpalljen e pavlefshmërinë e mandatit të Belerit mund të ankimohet në KAS brenda 30 ditëve të ardhshme. *Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha për mediat pas seancës se do të ankimohej vendimi për heqjen e mandatit të Belerit dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për frymëzimin e një procesi anti-ligjor në KQZ. *Nëse KAS lë në fuqi vendimin e KQZ, shumë shpejt do të kemi zgjedhje të parakohshme në bashkinë e Himarës. * Kryeministria i është drejtuar me një letër Presidentit Bajram Begaj duke i kërkuar që të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Himarë. * Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 4 gushtin si datë për zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë.

Shkruar nga B.V

Çfarë do të gjeni në brendësi

8 Postime
8 MUAJ ME PARE

Presidenti Begaj dekreton 4 gushtin për zgjedhjet në Himarë

Me pranga në KQZ, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryebashkiak! Presidenti

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar 4 gushtin si datë për zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë.

Njoftim shtypi

Tiranë, më 5 korrik 2024

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekreton zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë Himarë.

Sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar në bashkinë Himarë për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të fituar nga z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri dhe kërkoi caktimin e datës së zgjedhjeve, brenda afateve që përcakton Kodi Zgjedhor.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj thirri në konsultë z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor.

Pas kësaj konsulte, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore.

Me pranga në KQZ, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryebashkiak! Presidenti

8 MUAJ ME PARE

KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, Kryeministria letër Begajt: Shpallni datën e zgjedhjeve në Himarë

Me pranga në KQZ, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryebashkiak! Presidenti

Kryeministria i është drejtuar me një letër Presidentit Bajram Begaj duke i kërkuar që të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Himarë.

Kjo vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori sot vendimin për t’i hequr mandatin Fredi Belerit, i zgjedhur më 14 maj.

Lera është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Ëngjëll Agaçi.

Me pranga në KQZ, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryebashkiak! Presidenti

8 MUAJ ME PARE

KQZ i hoqi mandatin Belerit, Dule: Proces i frymëzuar nga Rama, e ankimojmë vendimin!

Me pranga në KQZ, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryebashkiak! Presidenti
Vangjel Dule në dalje të KQZ

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i cili ishte i pranishëm gjatë seancës në KQZ ku Fredi Belerit iu hoq mandati si kryebashkiak, akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte frymëzuar një proces të tillë duke përdorur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas Dules, Rama përdori policinë për të arrestuar Belerin në kushte ku sipas tij, nuk paraqesin vepër penale në flagrancë siç pretendohet në aktakuzë. Më tej ai tha se Belerit nuk iu dha e drejta që ia parashikon kushtetuta për t’u betuar.

“Fatkeqësisht për këto shkelje autori e frymëzuesi i këtij procesi politik të rrëmbimit të bashkisë së Himarës për të vijuar procesin e tjetërsimit të pronës në favor të klientelës së tij, Rama përdori institucione që sduhet të kishin rënë re e këtyre qëllimeve.

Përdori segmente të Policisë së Shtetit. Më lejoni t’ju përmend shkeljen e disa të drejtave themelore, nuk iu dha e drejta të zgjedhë më 14 maj, nuk iu dha e drejta e votës. Nuk u përmbush e drejta edhe për pengimin e betimit të tij. U shkel prezumimi i pafajësisë. U shkel e drejta e komunitetit himarjot për të zgjedhur"- pretendoi kreu i PBDNJ.

Dule bëri me dije se vendimi i KQZ për heqjen e mandatit të Belerit do të ankimohet në komisionin e sanksioneve brenda afatit 30 ditor. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Nuk e ushtroi për asnjë ditë detyrën, Beleri humb mandatin si kryebashkiak i Himarës

Me pranga në KQZ, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryebashkiak! Presidenti

Fredi Beleri ka humbur mandatin e tij si kryebashkiak i Himarës pavarësisht se nuk e ushtroi për asnjë ditë detyrën e tij për shkak se u arrestua  2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e blerjes së votave.

Gjatë seancës së zhvilluar në KQZ, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se ndodhen para një rasti të pavlefshmërisë së mandatit në krye të bashkisë Himarë.

“KQZ është plotësisht kompetente për ta zhvilluar këtë proces administrativ. Kjo çështje nuk është shqyrtuar me nxitim nga ana jonë por me afate të parashikuara nga Kodi Zgjedhor. Brenda këtyre afateve kemi shqyrtuar edhe raste të tjera të ngjashme edhe pse ky rast dallon në thelbin e vetë.

Me bindje të plotë, tej komenteve unë mendoj që jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të bashkisë Himarë, zotit Beleri. Shpallim të pavlefshëm mandatin e tij. Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 30 ditëve dhe hyn në fuqi menjëherë”- u shpreh Celibashi.

Ndërsa më herët, gjatë fjalëssë tij Beleri tha se duhej që më së pari të ishte betuar në krye të bashkisë Himarë dhe më pas të ishte shkarkuar nga kryeministri Edi Rama. Pas heqjes së mandatit të Belerit pritet shpallja e datës për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Himarës. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Beleri në KQZ: E di që mandati im ka përfunduar, por duhet të betohem dhe më pas të shkarkohem

Me pranga në KQZ, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryebashkiak! Presidenti

Fredi Beleri mbajti fjalën e tij në seancën e KQZ ku vendoset për vlefshmërinë e mandatit të tij në krye të bashkisë Himarë. Ai tha se është i vetëdijshëm se mandati i tij ka përfundar por kërkoi që të ndiqen procedurat ligjore, së pari të betohet më pas të shkarkohet dhe të organizohen zgjedhjet e reja.

“Nuk ka bazë për shqyrtimin e sotëm. Dikush do ta nxjerrë gështenjën nga zjarri. Siç erdha sot këtu mund të kisha shkuar në Himarë të isha betuar. Këtë leje që mu dha sot shumë lehtë mund ta kisha marrë për t’u betuar. Unë duhet të betohem dhe të më shkarkojnë, siç e thotë ligji dhe kushtetuta. Unë e kam të qartë se mandati im në bashkinë Himarë ka përfunduar por unë flas që të mos bëhet rrugë. Sepse duket qartë që këto duan t’i bëjnë zgjedhjet kur të duan. Kam frikë se gjysma e bashkisë do shkojë në burg. Kanë dy nënkryetarë bashkie të paligjshëm, kryetari i bashkisë është subjekt i SPAK-ut”- tha Beleri.

Duke marrë shembull lejen e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve për tu paraqitur në seancën e sotëm, Beleri tha se e njëjta praktikë mund të ishte ndjekur edhe më herët kur kishte kërkuar të betohej si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Mandati i Belerit/ Avokatja: KQZ s’ka kompetencë ta shqyrtojë! Kaso: Rama po përpiqet të shmangë përgjegjësinë

Me pranga në KQZ, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryebashkiak! Presidenti
Seanca në KQZ për mandatin e Belerit

Avokatja e Fredi Belerit, Klodiana Gjyzari ka kërkuar që KQZ të pushojë çështjen për caktimin e vlefshmërisë së mandatit të klientit të saj si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Sipas saj, nuk është e qartë sesi institucioni u vu në lëvizje dhe theksoi se duhet që situata të zgjidhet nga institucione të tjera.

“Nuk është e qartë sesi KQZ u vendos në lëvizje nga një person. Të pushohet procedura, KQZ nuk ka kompetencë të shqyrtojë. Subjektet e tjera ta zgjidhin këtë situatë të krijuar. Sepse KQZ vepron në bazë të Kushtetutës”- tha avokatja.

Nga ana tjetër komisioneri i PS, Erdian Salianji tha se nuk ka asnjë nevojë që dikush të vërë në lëvizje KQZ-në që pas momentit kur gjykata dënon me vendim të formës së prerë Belerin. Sipas tij, duhet që mandati të ndërpritet pasi Beleri është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

"Është proces automatik kur del vendimi i Gjykatës. Vetë KQZ mund ta kishte konstatuar që në momentin që doli vendimi i prerë për dënimin e Belerit. Personat e dënuar me vendim të Gjykatës nuk mund të ushtrojnë funksione publike sipas formularit të dekriminalizmit. KQZ ka të gjithë të drejtën të ndërpresë mandatin dhe të njoftohen organet për shpalljen e zgjedhjeve. Këtu jemi për konstatimin e faktit. Ka vendim të gjykatës së apelit? Po, kaq është"- u shpreh Salianji. 

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ivi Kaso tha se duhet që vetë kryeministri Edi Rama apo Këshilli i Ministrave ta shkarkojnë Belerin, por sipas tij, mazhoranca po kërkon që t’ja kalojë vendimin KQZ-së duke shmangur përgjegjësinë.

“Nëse një person i zgjedhur që ende nuk ka filluar të ushtrojë mandatin dënohet me vendim të prerë, atëherë aplikohet ligji tjetër kur parashikohet fakti që mbaron para kohe mandate që nuk ka mundur të ushtrojë. Është rasti kur Këshilli i Ministrave vendos ta shkarkojë të zgjedhurin.

Nuk është kjo patate e nxehtë që duhet t’ja kalojnë KQZ. Mazhoranca duhet të marrë përgjegjësinë, Rama ta shkarkojë. Këtë gjë mazhoranca nuk do ta bëjë sepse nuk do ta fusë në ato afate ankimore që pasi ta shkarkojnë, vendimi të bëhet përfundimtar kur ta shprehë Kushtetuesja”- tha Kaso.

Beleri mori leje nga Drejtoria e Burgjeve për të qenë i pranishëm në seancë. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Me dy policë “mbi kokë” del FOTO e Belerit në KQZ, me pranga në duar pret vendimin për mandatin

Me pranga në KQZ, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryebashkiak! Presidenti
Beleri brenda ambienteve të KQZ

Është publikuar fotoja e Fredi Belerit brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku pritet të merret vendimi mbi vlefshmërinë e mandatit të tij.

Pranë Belerit qëndrojnë dy efektivë policie të cilët e kanë shoqëruar nga ambientet e burgut të Fierit ku po vuan dënimin me 2 vite burg për blerje votash. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, shihet me pranga në duar teksa pret fillimin e seancës ku kërkoi të ishte medoemos i pranishëm dhe drejtoria e Burgjeve ia plotësoi kërkesën. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Sot KQZ vendos për mandatin e tij, Beleri merr leje nga burgu dhe mbërrin në seancë

Me pranga në KQZ, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryebashkiak! Presidenti
Beleri i shoqëruar nga efektivët teksa hyn në KQZ

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është paraqitur sot me masa të rrepta sigurie në seancën që zhvillohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të tij të cilin nuk e ka ushtruar për asnjë ditë.

Me pranga në duar, Beleri zbriti nga furgoni i policisë dhe dy efektivë e shoqëruan drejt sallës ku mbahet seanca e KQZ.

Më 12 maj të vitit të kaluar, dy ditë para zgjedhjeve lokale, Fredi Beleri si kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua në flagrancë gjatë orëve të natës në tentativë për të blerë 8 vota me 400 mijë lekë. Ai u mbajt në qelitë e paraburgimit edhe pasi u shpall rezultati që e nxorri fitues të bashkisë duke mos u lënë të bënte betimin. Në mars të këtij viti, GJKKO e dënoi me 2 vite burg për akuzën e korrupsionit zgjedhor. Ndërsa në qershor, Apeli i GJKKO i dha fuqi të formës së prerë këtij vendimi për dënimin e Belerit duke e lënë atë në kushtet e pamundësisë për të ushtruar mandatin e kryebashkiakut. Versus.al

Poll