MAGAZINË /

"Divorcohet" Sokol Cikalleshi. Lë turqit e Konyasporit, për skuadrën e vendit armik ...

Vlera në treg e sulmuesit 34-vjeçar shqiptar është 500 mijë euro. Sokol Çikalleshi u ka dhënë lamtumirën e fundit bashkëlojtarëve në Konyaspor.

Shkruar nga Versus

"Divorcohet" Sokol Cikalleshi. Lë turqit e Konyasporit, për

Sokol Cikalleshi nuk është më një futbollist i Konyaspor.

Është vetë klubi turk që komunikon largimin e bomberit shqiptar nga skuadra pas plo 4 sezonesh.

“Dëshirojmë të falenderojmë Cikalleshin, i cili ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës sonë që nga sezoni 2020-21, i cili ka marrë titullin ‘Golashënuesi më i mirë i huaj në Super League’, në emër të Konyaspor për të gjithë kontributin e dhënë për klubin tonë. I urojmë suksese në karrierë Sokolit, i cili djersiti fanellën jeshilbardhrë për 111 ndeshje”, njofton klubi. Cikalleshi ka shënuar plot 30 gola dhe 11 asiste me Konyan.

Sulmuesi kavajas tashmë do të provojë një tjetër eksperiencë dhe duket se kampionati iranian do të jetë destinacioni i radhës i Cikalleshit.

"Divorcohet" Sokol Cikalleshi. Lë turqit e Konyasporit, për

Siç njoftojnë mediat turke, ai arriti marrëveshje me skuadrën e ligës iraniane Traktör. Sipas informacioneve të marra, përfaqësuesja e Ligës Iraniane, Traktör, ka arritur marrëveshje me Sokol Çikalleshin nga Konyaspor.

"Divorcohet" Sokol Cikalleshi. Lë turqit e Konyasporit, për

Vlera në treg e sulmuesit 34-vjeçar shqiptar është 500 mijë euro. Sokol Çikalleshi u ka dhënë lamtumirën e fundit bashkëlojtarëve në Konyaspor. Ai do të fluturojë në Iran për kontroll shëndetësor dhe procedura zyrtare të kontratës. Skuadra e Traktorit nuk do të paguajë asnjë tarifë transferimi te Konyaspor. 

Në të kaluarën me skuadrën e Traktorit është aktivizuar edhe mbrojtësi Ditmar Bicaj. Bëhet fjalë për sezonin 2014-2015. 

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Cikalleshit në kampionatin iranian teksa më herët është aktivizuar në Shqipëri, Kroaci, Korenë e Jugut dhe Arabinë Saudite.

 

 

 

 

Poll