BOTA /

VIDEO/ Ndodh sërish, raketa "Starship" e Elon Musk shpërthen gjatë fluturimit provë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ndodh sërish, raketa "Starship" e Elon Musk shpërthen

Raketa “Starship” e kompanisë “SpaceX” doli jashtë kontrollit dhe shpërtheu gjatë fluturimit të tretë provë duke u bërë një tjetër pengesë për multimilarderin Elon Musk dy muaj pasi misioni i fundit përfundoi sërish me një shpërthim.

Disa minuta pas nisjes, dy pjesët e raketës u ndanë siç ishte planifikuar, por më pas anija kozmike “Starship” filloi të rrëzohej 8 minuta pasi ishte nisur në hapësirë dhe kontrolli i misionit humbi përfundimisht kontaktin me raketën.

Edhe pse Starship ndezi të gjashtë motorët “Raptor” siç ishte planifikuar, disa prej tyre keqfunksionuan duke shkaktuar daljen e anijes jashtë kontrolli. Versus.al

 

Poll