
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur rreth orëve të mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës ku një betoniere e cila kryente manovra të rrezikshme në rrugë, ka përplasur disa makina.
Për rrjedhojë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë një person i cili mësohet se është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shoferi i betonieres është ndaluar nga policia ndërsa ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar aksidentin masiv. Versus.al







