AKTUALITET /

Trafik armësh nga Kosova, 4 të rinjtë flisnin me serbë për të blerë pistoletat që prodhoheshin në Çeki dhe shiteshin deri në 3 mijë euro

10 pistoletat e gjetura dje nga policia e Tiranës për të cilat u arrestuan 4 të rinj nga Kosova, prodhoheshin në Çeki dhe më pas bliheshin në Serbi.

Shkruar nga Versus
Trafik armësh nga Kosova, 4 të rinjtë flisnin me serbë
3 prej të arrestuarve, Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi

Policia ka zhvilluar sot (25 maj) kontrolle në disa banesa të qyteteve të ndryshme të vendit në kuadër të vijimit të operacionit të djeshëm ku u gjetën 10 pistoleta dhe municion luftarak.

Katër të rinjtë e arrestuar ditën e djeshme nga policia e Tiranës nën akuzën e trafikut të armëve të zjarrit, kanë rrëfyer në polici se armët që u gjetën në një autobus të linjës Prishtinë-Tiranë, prodhoheshin në Çeki ndërsa vetë ata i blinin në Serbi.

Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamet Krasniqi kanë deklaruar se flisnin me serbë për të blerë armët e zjarrit.

Dyshohet se armët ishin shitur në disa qytete të vendit me çmime nga 1500 deri në 3 mijë euro ndërsa kishin si destinacion final Greqinë ku do të përdoreshin nga grupet kriminale.

Poll