AKTUALITET /

Detaje nga trafiku i armëve Kosovë -Shqipëri, si djali i muzikantit Ad Sybardhi shkëmbente kokainën me pistoleta

Gjatë hetimit, u vërtetua se armët të cilat ishin deklaruar si armë sportive po bëheshin të modifikuara në Ferizaj për t'u shndërruar në armë zjarri.

Shkruar nga Versus

Detaje nga trafiku i armëve Kosovë -Shqipëri, si djali i

Ndalimi i katër individëve në muajin maj të këtij viti, gjatë të cilit në çantat e tyre u gjetën 10 pistoleta, shënoi fillimin e një bashkëpunimi të ngushtë mes autoriteteve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në kuadër të hetimeve të përbashkëta, janë zbuluar raste të shitjes së armëve të zjarrit, ku janë angazhuar agjentë të infiltruar për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj situate.

Policia shqiptare ka administruar dëshminë e njërit nga të arrestuarit në maj dhe ky informacion është transferuar më pas te autoritetet kosovare. Gjatë hetimit, u vërtetua se armët të cilat ishin deklaruar si armë sportive po bëheshin të modifikuara në Ferizaj për t'u shndërruar në armë zjarri. Trafikantët përdornin fundjavën, konkretisht ditët e shtunë dhe të dielë, për të kaluar kufirin, pasi sipas një marrëveshjeje, automjetet nuk kontrolloheshin dhe kjo situatë favorizonte aktivitetin e tyre të paligjshëm.

Shpesh armët e zjarrit në Kosovë shkëmbeheshin jo vetëm për para, por edhe si pjesë e tregtisë me drogën, në veçanti me kokainën.

Këtu del në pah roli i Euxhenio Manushit, i cili është arrestuar së fundmi gjatë një operacioni antidrogë. Sipas informacioneve nga policia, ai kishte interes për armët dhe ofronte kokainë në këmbim. Hetimet kanë treguar se në disa raste ai, së bashku me individë të tjerë, udhëtonte drejt Kosovës me lëndë narkotike dhe në kthim sjellë armë zjarri. Policia e Tiranës është duke verifikuar disa raste ku armët që janë sjellë nga Turqia kanë tentuar të trafikohet edhe në shtete të tjera fqinje. Nëse këto prova konfirmohen, kjo do të ndihmojë në rëndimin e akuzave për personat nën hetim. Gjatë dy fazave të operacionit, janë arrestuar gjithsej 10 individë në Shqipëri dhe 13 në Kosovë.

 

Poll