
Tiranë- Sot në GJKKO kanë dëshmuar pesë ekspertët të cilët përcaktuan dëmet e shkaktuara në tragjedinë e Gërdecit në 2008-ën.
Të thirrur për të dëshmuar lidhur me ekspertimin e bërë, ata kërkuan që mos të jenë pjesë e procesit pasi nuk mbajnë mend çdo gjë që kishin bërë para 16 vitesh.
“Kemi qenë të atashuar në prokurori për shkak të detyrës që kemi patur, por nuk kemi qenë të licensuar. Nuk mbajmë mend çfarë kemi bërë përpara 16 vitesh. Atë që kemi patur për të thënë e kemi bërë përpara 16 vitesh përballë prokurorit Sokol Stojani. Si mund të përgjigjemi ne sot kur kanë kaluar 16 vite. Unë nuk jam ekspert, të vijë prokurori Stojani në gjyq me të cilin kemi folur në atë kohë”- mësohet të jenë shprehur mes të tjerash ekspertët.
Ndërsa gjyqtarja Irena Gjoka u tha ekspertëve se ishin të detyruar të jepnin llogari për një akt ekspertimi që e kanë kryer vetë ata. Seanca e radhës për "Gërdecin" do të mbahet më 12 qershor.







