AKTUALITET /

VIDEO/ Shiste ekstazi dhe kokainë në festival, arrestohen turisti anglez në Dhërmi

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Shiste ekstazi dhe kokainë në festival, arrestohen turisti

Arrestohet një turist anglez  në Dhërmi. Gjatë kontrollit i janë gjetur doza lëndësh narkotike si kokainë dhe ekstazi.

Bëhet me dije se i arrestuari ishte pjesë e një festivali në Dhërmi ku zakonisht mbledh më shumë se tre mijë anglezë e të huaj çdo vit gjatë sezonit veror nga ku përdornin apo shpërndanin drogën.

Himarë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së drogave të forta.

Vihet në pranga një 24-vjeçar anglez, të cilit iu gjet në automjet sasi me droga të forta si mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene.

Sekuestrohet sasia e lëndëve narkotike, që u gjet në automjet.



Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin anglez O. L., 24 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene, të cilat dyshohet se 24-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në ambientet e argëtimit në Dhërmi.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Poll