
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për masat e sigurisë që GJKKO ka ekzekutuar ndaj stafit të universitetit Bujqësor të Kamzës. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Rama shkruan se ditën e nesërme, grupi parlamentar i PS do të dëgjojë pretendimet e rektorit Sallaku.
Rama pati sërish kritika duke thënë se bëhet fjalë për një keqkuptim dhe se masat janë dhënë pa gjyq.
“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030”- shkruan Rama. Versus.al







