Analisti Arjan Curri ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama ka si synim që në mandatin e kartër në krye të qeverisë, të ketë 84 deputetë. I ftuar në “Top Story” në TCH, Curri tha se Rama planifikon që në mandatin e ardhshëm të marrë në dorë çdo gjë.
Teksa foli për mbledhjen e qeverisë të zhvilluar të premten në Dajt, Curri tha se Rama ka në plan “varrimin politik” të ministrave të tij, duke shtuar se në ditët e ardhshme do të emërohen 3 ministre të reja nga “grupi” i Erion Veliajt.
Curri: Në mbledhjen e qeverisë në Dajt, Rama u tha që dua 84 deputetë në mandatin e ardhshëm. Do të bëjë dhe reformat vetë. Rama do t’u bëjë varrimin politik këtyre, se këta nxjerrin skandale, dokumente, dhe në fund Rama do u thotë: ja ç’bëtë, ia bëtë njëri-tjetrit. Mendoj se në mandatin e katërt, do të ketë shumë të panjohur. Pas 10 ditësh, vijnë 3 ministre të tjera, jo nga grupi i Ballukut, por i Veliajt.
Lela: Këta janë të gjithë bashkëpunëtorë të njëri-tjetrit. Disa e quajnë krim, disa e quajnë mëkat. Aty nuk ka ministra. Ka drejtorë dhe teka të Kryeministrit. Nuk ndodh në asnjë vend që ai që shkarkohet ose emërohet nuk e di. Kryeministri habit live në TV ministrin e Brendshëm dhe ai nuk e di. Nuk ndodh kjo në asnjë qeveri. Këta janë bashkëpunëtorë në të keqen, ne e trajtojmë si telenovelë.
Curri: Është më keq
Lela: Ne duhet të shthurim fijet e këtij bashkëpunimi në të keq. Versus.al







