AKTUALITET /

Vetëvritet Olsi Ibro, njëri prej të akuzuarve për mashtrimin me mikrokreditë! U hodh nga pallati në ndërtim

Olsi Ibro ishte një prej të shpallurve në kërkim, nën akuzën e organizimit të skemës së mashtrimit me mikrokreditë që zhvati miliona euro nga qytetarët shqiptarë.

Shkruar nga Versus
Vetëvritet Olsi Ibro, njëri prej të akuzuarve për mashtrimin
Viktima, Olsi Ibro (i akuzuar për skemën e mashtrimit me mikrokreditë)

Olsi Ibro, njëri prej të akuzuarve për skandalin e mashtrimit të qytetarëve me mikrokreditë është vetëvrarë mëngjesin e sotëm.

Mësohet se Ibro është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim në rrugën "Ramazan Shijaku" duke humbur jetën në vend. Viktima është pronari i shoqërisë bankare “Microcredit Albania” e cila u sekuestrua dje me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Ai ishte shpallur në kërkim si një prej organizatorëve të skemës kriminale që mashtroi qindra mijëra qytetarë shqiptarë.

"Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje"- njofton policia. 

Gruaja e tij Elda Ibro ndaj së cilës gjykata ka caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për skandalin me mikrokreditë ku u zhvatën miliona euro nga qytetarët, rezulton të jetë administratore e shoqërisë “Microcredit Albania”. Bashkëshortja e Olsi Ibros, akuzohet për kryerjen e veprave penale "shpërdorim detyre" dhe "vjedhje". Ndaj Olsi Ibros nuk kishte akuza zyrtare, por emri i tij përflitej si një prej "kokave" të skemës së mashtrimit me mikrokreditë. Versus.al

Poll