BOTA /

Tronditet Ekuadori, deputeti “shpëtimtar” dhe gruaja e tij vriten me armë zjarri brenda cirkut për fëmijë (VIDEO)

Dyshohet se vrasja e deputetit u bë si hakmarrje e bandave kriminale për nismën e qeverisë në Ekuador për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si luftë kundër katreleve të drogës.

Shkruar nga B.V
Tronditet Ekuadori, deputeti “shpëtimtar” dhe gruaja e tij
Deputeti ekuadorian Cristhian Nieto, 34 vjeç dhe partnerja e tij Nicole Burgos

Ekuador- Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin e Amerikës Latine mbrëmjen e djeshme kur një kongresmen dhe gruaja e tij janë ekzekutuar me armë zjarri jashtë një cirku për fëmijë teksa prisnin radhën e tyre për të hyrë brenda.

Deputeti ekuadorian Cristhian Nieto, 34 vjeç dhe partnerja e tij Nicole Burgos u vranë me gjakftohtësi në sulmin e egër, i cili ndodhi teksa kishin dalë me familjen për të shijuar një mbrëmje jashtë.

Një person i tretë mbeti i vrarë dhe një gazetar u plagos në sulmin e befasishëm në qytetin port të Mantës mbrëmjen e djeshme.

Nieto ishte një parlamentar që kishte një numër të madh ndjekësish në mediat sociale dhe u mbiquajt “Rescate”, përkthyer ndryshe “Shpëtimtar”, për shkak të punës së tij duke shpëtuar njerëzit e varfër, duke përfshirë persona të varur nga droga dhe duke ndihmuar për t'i rikthyer ata përsëri në shoqëri.

Politikani i vrarë u intervistua disa momente para se të ndodhte sulmi teksa i çonte fëmijët drejt vendeve të tyre brenda cirkut dhe tha për ngjarjen: “Ky ka qenë një sukses total. Cirku ka qenë i mbushur plot për tre ditë me radhë". Versus.al

Poll