Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit kanë njoftuar shtyrjen e shpalljeve të nominimeve për Çmimet e 97-ta të Akademisë dhe zgjatjen e periudhës së votimit për shkak të zjarreve që kanë përfshirë Los Anxhelos dhe bulevardin e Hollivudit.
Shpallja e nominimeve ishte planifikuar për të premten, 17 janar por sipas njoftimit është shtyrë më 19 janar.
Voting for the Oscars has been extended by two days due to the California fires.
— Pop Base (@PopBase) January 8, 2025
Nominations will now be announced January 19th. pic.twitter.com/vqlh101RqA
Vendmi i Akademisë për të shtyrë nominimet për Oscar dhe për të zgjatur perudhën e votimit pasqyron sfidat më të gjëra me të cilat po përballet komuniteti në Los Anxhelos.
Pavarësisht ndërprerjeve, ceremonia e 97-të e Oscars, e organizuar nga Conan O'Brien , do të mbahet të dielën, më 2 mars, në Teatrin Dolby në Hollyëood.
Gjithashtu Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka anuluar vizitën e tij në Itali.
Të paktën pesë njerëz kanë humbur jetën nga katastrofa dhe më shumë se 130,000 njerëz janë urdhëruar të largohen ndërsa Mandy Moore , Cary Elwes dhe Paris Hilton janë disa nga yjet e Hollivudit që kanë humbur shtëpitë nga zjarret. /Versus.al







