Mediat greke kanë ngritur shqetësimin se në zgjedhjet e 4 gushtit për Bashkinë e Himarës po bëhet fushatë kundër minoritetit grek.
Gazeta “Protothema” shkruan këtë të enjte se “si shembull tipik i humorit real të Edi Ramës dhe të zgjedhurit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, është deliri i një kolegu të Tavos në një tubim në fshatin Vranisht, i cili i bëri thirrje votuesve të votojnë masivisht Tavon për të eleminuar gjuhën greke nga Himara pas 5 gushtit!”
Më tej mes të tjerave shkrimi vijon:
“Madje, të rinjtë e Vorio Epirit që ngritën këtë çështje, kanë postuar në rrjetet sociale një video me fjalimin e diskutueshëm të partnerit të Tavos. Kandidati për kryetar bashkie që ndodhej pikërisht pranë tij, jo vetëm që nuk ka reaguar ndaj raportimeve provokuese të partneres së tij, por ka treguar se është dakord.”
Duke bërë “lanet” kandidatin socialist, qëndrimi i Vangel Tavos, anëtar i pakicës kombëtare greke, është cilësuar në shkrim si krejtësisht i papranueshëm.
“Pavarësisht prejardhjes greke dropollite, ai e ka shpallur Liambisin, gjirokastrit krenar shqiptar, duke dëshmuar kështu distancën e tij të plotë nga komuniteti që supozohet të përfaqësojë” thuhet në postimin e Rinisë së Vorio Epirit, sipas Protothemes.
“Vangjel Tavo, sipas tyre, - nuk ka asnjë marrëdhëniet me Himarën dhe himariotët dhe se “lidhja e tij e vetme është me Ramën dhe interesat e tij në rajon”.
“Deklarata e bashkëpunëtorit të Tavos, i cili thirri Liampidët e fshatit Vranisht që të votojnë masivisht Tavon për të zhdukur gjuhën greke nga Himara pas 4 gushtit, është një provë rrethanore e arsyes për të cilën u burgos Fredis Beleris, dhe u dënua, pavarësisht mungesës së provave. Ky qëndrim provokues dhe armiqësor është një kërcënim i drejtpërdrejtë për trashëgiminë tonë kulturore, identitetin tonë dhe të drejtat tona pronësore”, - citon gazeta e njohur greke.
"Himariotët kanë të drejtën dhe detyrimin të mbrojnë gjuhën, kulturën dhe të drejtat e tyre pronësore nga kërcënime të tilla” – thuhet në shkrimin e bërë publik në gazetën Prothotema.








