MAGAZINË /

Shokon ish-banori i BBVIP: Qëndrova në koma një vit e gjysmë, vëllai gënjeu prindërit

Liami ka treguar se kur e mori vesh që kishte qëndruar 1 vite e gjysmë në koma, shpërtheu në lot dhe kërkoi të afërmit e tij.

Shkruar nga Versus
Shokon ish-banori i BBVIP: Qëndrova në koma një vit e
Liam Mandiaro

Ish-banori i Big Brother VIP3, Liam Mandiaro ka tronditur së fundmi me rrëfimin e tij mbi një aksident që i kishte ndodhur vite më parë duke treguar se kishte qëndruar një vit e gjysmë në koma.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, Liami ka tregar se vëllai i tij kishte arritur t’ja mbante të fshehtë familjarëve që jetojnë në Shqipëri duke u thënë se ishte në punë me tre turne dhe nuk fliste dot me ta.

Pjesë nga biseda në studio:

Moderatorja: Çfarë të kujtohet?

Liam Mandiaro: Më kujtohet që më ka ardhur një maune dhe ka marrë makinë para dhe më pas nuk më kujtohet asnjë gjë derisa unë mbas 16 muajsh. 1 vit e gjysmë në koma.

Moderatorja: Një vit e gjysmë në koma dhe familja jote nuk dinte asnjë gjë.

Liam Mandiaro: Këtë pjesë e ka menaxhuar vëllai im aq mirë sa…

Moderatorja: Po si ka mundësi?

Liam Mandiaro: As unë nuk e di, tani që kjo pjesë ka dalë në Top Channel tek BBV3. Ia kam thënë pak Gracianos, por nuk desha ta prekja fare atë temë sepse kisha frikën e prindërve. Nuk dinin asnjë gjë. Tani e morën me aq shumë lehtësi ose nga shoku ose ka kalua shumë kohë. Prindërit e mi thonë si ka mundësi që ne nuk kemi kërkuar më tepër nga vëllai në atë kohë. Vëllai i kishe thënë që ai është në punë me tre turne, nuk flet dot, andej këndej. Tani jam shumë mirë, edhe nga ana mentale jam shumë mirë.

Moderatorja: Çfarë përjetove pas 16 muaj në koma, çfarë mendove?

Liam Mandiaro: E vetmja gjë që mbaj mend është që ishte një buton për të ardhur ndihmë, e kam shtypur, ka ardhur infermierja dhe gjëja e parë që e kam pyetur është sa është ora dhe ku jam. Kur më thanë që ka kaluar një vit e ca që ke qenë në koma, aty kam filluar të qaj, e pastaj është thirrur vëllai, shoqja e vëllait, shoqëria ime. Unë isha njeriu më i lumtur në ato momente që isha gjallë. Kur isha në koma kam dëgjuar vetëm hapa që mund të kenë qenë hapat e infermierëve.

Liami u arrestua në natën e parë të hyrjes së tij në BBVIP për shkak se rezolutonte i dënuar nga gjykata për mashtrim me biletat për në Gjermani. Pasi qëndroi për disa ditë në qeli, Liami u lirua dhe u bashkua me banorët e BBVIP duke vijuar rrugëtimin e tij. Versus.al

Poll