AKTUALITET /

I dënuar me 2 vite burg, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla rishfaqet në arrati! Bën shqiponjën me duar (FOTO)

Një gjest "patriotik" nga ish-kryeprokurori Ardiatik Lalla i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ndërkohë që në Shqipëri i janë sekuestruar edhe pronat.

Shkruar nga Versus

I dënuar me 2 vite burg, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla rishfaqet

Ish-kryeprokurori, Ardiatik Llalla i cili ndodhet i arratisur në Itali ku ka fituar azil politik pas dënimit të tij me 2 vite burg për fshehje pasurie, është rishfaqur sërish kësaj here me anë të një fotoje të publikuar në rrjetet sociale nga një ish-deputet.

Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar ka publikuar në facebook-un e tij një foto ku shihet duke bërë shqiponjën me Adriatik Lallën për të cilin shkruan se e ka mik familjeje.

“Një takim pas disa vitesh me ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë mikun e familjes tonë Adriatik Llalla”, shkruan Adriatik Alimadhi.

I dënuar me 2 vite burg, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla rishfaqet
Postimi në facebook

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. Llalla u shpall fajtor nga GJKKO për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani. Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.

Llalla u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë, por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane. Versus.al

Poll