Elbasan- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”.
Automjeti me drejtues H.D është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja E.H.
Kjo e fundit dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tjetër kanë mbetur të plagosur për shkak të përplasjes dhe janë dërguar në spitalin rajonal ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë shoferi H.D u shoqërua në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.
Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.







