Live Updates /

Serbia e quan akt terrorist/ Vrasja e efektivit serb, autori i dyshuar, Artan Hajziri: Nuk jam unë, vëllai më vodhi pasaportën

*Një efektiv i policisë serbe është vrarë me armë zjarri në orët e para të ditës së enjte në qytetin e Loznicës. Policia serbe e kufirit teksa kontrollin një prej makinave kanë ndaluar një mjet tip “Mercedez” ku dyshohet të kenë qenë një grup shqiptarësh. Sipas mediave serbe autori i ngjarjes dyshohej të jetë Artan Hajrizi, i cili ka hapur zjarr ndaj efektivëve serb në momentin që ata i kanë kërkuar të kontrollin çantën. • Po ngjarja merr drejtim tjetër pas dëshmisë së babait të Artan Hajrizit. Sipas tij personi që ka qëlluar ndaj policëve serb ka qenë djali tjetër, Fatoni i arratisur ditë më parë nga burgu i Smrekonicës dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës. • Disa orë pas ngjarjes ka qenë vetë Artan Hajziri që gjatë një interviste për mediat e Kosovës është shprehur se nuk ishte ai autori I ngjarjes në Loznicë pasi ndodhej në Gjermani. Artani është shprehur se i vëllai Fatoni i kishte vjedhur pasaportën.

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
7 MUAJ ME PARE

Serbia del kundër deklaratave të vëllait të Faton Hajrizit, Daçiç: E organizuan bashkë aktin terrorist

Serbia e quan akt terrorist/ Vrasja e efektivit serb, autori i dyshuar, Artan

Akt terrorist e ka cilësuar zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç, vrasjen e një zyrtari policor në Lloznicë. Dy persona janë arrestuar deri më tani, teksa i dyshuari kryesor ndodhet akoma në arrati. Emri i shumëpërfolur për vrasjen e policit serb është Faton Hajrizi, i arratisuri nga burgu i Smrekonicës, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit – i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Por, Daçiç tha se po vërtetohen faktet nëse personi të cilit i kanë mbetur dokumentet në veturë është realisht vëllai i Artan Hajrizit, i cili është arratisur nga një burg në Kosovë.

Serbia e quan akt terrorist/ Vrasja e efektivit serb, autori i dyshuar, Artan
Ivica Dacic

“Është e mundur që ky është një identitet i rremë”, tha Daçiç.

“Personi të cilit i ka dokumentet në policinë tonë, Artan Hajrizi, sot në orën 11:55 ka deklaruar në policinë e Hanoverit se pardje vëllai i tij Fatoni i ka vjedhur dokumentet personale në banesën e tij në Hanover. Është një gënjeshtër klasike, sepse sipas cilës logjikë një person nga Hanoveri kthehet ilegalisht në Preshevë dhe tenton të shkojë sërish ilegalisht në Gjermani?!”, tha ai.

Serbia e quan akt terrorist/ Vrasja e efektivit serb, autori i dyshuar, Artan

Nga kjo shihet, siç thotë ai, se për këtë është rënë dakord më herët dhe se ka qenë një akt i organizuar.

“Policia gjermane duhet të përgjigjet urgjentisht nëse Fatoni ka qenë në Hanover dhe si ka hyrë e ka dalë dhe si ka përfunduar në Preshevë dhe pse, me çfarë qëllimi? Pasoja e atij akti dhe organizimi terrorist është vrasja e një polici dhe për këtë kërkojmë dhe presim bashkëpunim të plotë me policinë gjermane dhe EULEX-in, jo gënjeshtra që askush nuk i beson”, tha Daçiç për mediat serbe.

7 MUAJ ME PARE

FOTO / Vrasja e policit serb, arrestohen dy persona

Serbia e quan akt terrorist/ Vrasja e efektivit serb, autori i dyshuar, Artan

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç tha se një i dyshuar është arrestuar në Bijeljina për transportimin nga Presheva në Loznicë të vrasësit të dyshuar të policit serb.

“Z.R. (1985) është arrestuar në Bijelinë pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srepska, i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Po ashtu edhe gruaja e tij I.R. është arrestuar si bashkëpunëtore në Mlladenoc”, tha Daçiq.

Sipas mediumit serb “Novosti” i dyshuari i arrestuar ka pasur letërnjoftim fals të Banja Llukës.

Mediat serbe nuk saktësojnë nëse aktualisht policia vendase po vijon të kenë në kërkim Artan Hajrizin, apo vëllain e tij, të arratisur pak ditë më parë nga burgu Faton Hajrizin  

Tashmë është publikuar fotografia e të arrestuarit me iniciale Z.R.

7 MUAJ ME PARE

Reagon i dyshuari për vrasjen e policit serb në Loznicë: Nuk jam unë, vëllai më vodhi pasaportën

Serbia e quan akt terrorist/ Vrasja e efektivit serb, autori i dyshuar, Artan
Artan dhe Faton Hajrizi

Artan Hajrizi të cilit iu gjet pasaporta në vendin ku u qëllua ndaj policëve serbë në Loznicë ka folur nga Gjermania.

Në një intervistë për median kosovare Lajmi.net Artani pohon se ndodhet prej disa kohësh në Gjermani.

Gjatë intervistës Artani ka deklaruar se vëllai i tij Faton Hajrizi, ka shëtitur në shumë vende të Europës.

‘Fatoni ka shëtitur në Austri, Gjermani. Ai më ka thënë edhe mua i gjallë jo, i vdekun po.’

I pyetur se si është ndjerë për vrasjen e policit serb, Artani është shprehur:

'Jam ndjerë shumë keq, nuk vritet askush. As serbi, asnjëri, për mua të gjithë janë njësoj. Unë e kam marrë vesh nga shokët e mi, nuk shikoj më telefon se nuk më intereson. Shiko dokumentat e tua më thanë. Unë jam në Gjermani, në Hanover. Me rrobat e punës jam. Thashë dokumentet më janë vjedhur.''

Artani u shpreh se tani dihet se kush ia ka marrë dokumentet.

‘Rasti ka ndodhur dy ditë më parë. Fatoni erdhi këtu dhe më vodhi dokumentat. Ai ka shëtitur në Austri, Gjermani, në Spanjë, Itali dhe në Slloveni. Unë e kam marrë vesh sot se nuk i kam dokumentat. Se unë kam një kartë që e le në xhep dhe nuk e nxjerrë kurrë. Vullnetarisht jam paraqitur në Polici. Unë i kam dokumetat gjermanë që po të bëj diçka më kapin. Pra kur të kapin këta je fajtor, unë kam deklaruar se ato dokumente si kam po mi ka marrë vëllai im. Ai veç shëtit. Ka kaluar nga Serbia për në Gjermani. Po me dokumentat e mia s'ka udhëtuar ai, ka pas dokumenta të tjera. Ngjasojmë pak dhe mi ka marrë. Nuk e kam ditë.'

I pyetur nga gazetari se çfarë apeli i bën ai vëllait të tij, Arbeni u shpreh:

“Jo s’kam folur me Fatonin, s’kam kontaktu. Çfarë apeli i bëj unë atij, badihava. Unë i kam thënë shko dorëzohu në nëse lind nevoja për avokat të ndihmojë unë, nuk duhej me u arratis nga burgu. Ai më tha se unë veç i vdekur se i gjallë nuk dorëzohem”, përfundoi Artani. 

7 MUAJ ME PARE

Vritet efektivi serb në kufi, Daçiç: Autori ishte shqiptar! Mediat e Serbisë publikojnë foton

Serbia e quan akt terrorist/ Vrasja e efektivit serb, autori i dyshuar, Artan
Vendngjarja dhe një foto e shqiptarit Artan Hajziri

Një efektiv i policisë serbe është vrarë me armë zjarri në orët e para të së enjtes në qytetin e Loznicës, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55 kur zyrtarët policorë teksa kontrollonin një prej makinave në pikë kontrolli në Lipinçi Shor, kanë ndaluar një mjet tip “Mercedez” ku dyshohet të kenë qenë një grup shqiptarësh.

Sipas medias servem Novosoti.rs autori i ngjarjes së rëndë është shqiptari Artan Hajziri i cili ka hapur zjarr ndaj efektivëve serbë në momentin që ata i kanë kërkuar t’i kontrollonin çantën. Në vendngjarje është gjetur pasaporta e tij dhe një letërnjoftim gjerman, ndërsa autori ia ka mbathur.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë polici Nikolla Krsmanoviç, 34-vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur Vjekoslav Iliç 50-vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Versus.al

Poll