Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri pak para orës 03.00 të mëngjesit të mërkurës së 24 korrikut.
Tërmeti ishte i magnitudës 4.4 shkallë të rihterit me epiqendër në detin Adriatik, 37 km larg Durrësit. Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 6.1 km.
Lëkundje e forta të tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 02:42 në disa qytete të vendit.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit. Raportohet se thellësia ka qenë 6.5 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë dhe në Lezhë, Laç e Fushë-Krujë. Raportohet se qytetarë të frikësuar kanë dalë jashtë pas dridhjeve të tokës
Gjatë orëve të fundit, sipas IGJEUM ka patur disa lëvizje tektonike dhe në zonen e Ulqinit, në Malin e Zi, ku janë rregjistruar termete deri 4.4 të shkallës Rihter








