AKTUALITET /

Pasojat e përmbytje në Vlorë, e moshuara me lot në sy: S’ka ardhur askush të pyesë jeni gjallë apo vdekur!

Një grua e moshuar ka treguar se pasojat e përmbytjes. Ajo shprehet se në banesën e saj ka akoma ujë dhe se çdo gjë është shkatërruar.

Shkruar nga Versus

Pasojat e përmbytje në Vlorë, e moshuara me lot në sy:

Ministria e Mbrotjes në një deklaratë tha se situata në qytetin bregdetar, Vlorë, është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intensive të shiut.

Por siç dhe duket pasojat nga përmbytjet kanë lënë pasoja për banorët e prekur. 

Një grua e moshuar me lot në sy është shprehur se në banesën e saj ka akoma ujë dhe se çdo gjë është shkatërruar.

“Gjysmë metër brenda uji, jashtë 1 metër. Shtëpia kallame. Kam 24 orë në këmbë. Po i hedh poshtë, nuk vlejnë më, vijnë erë. Ça të thotë nëna. Gjithçka është e shkatërruar. Gjithçka e përmbytur. Ja uji akoma në banesë. Nuk ka ardhur asnjë të na pyesë a jeni gjallë a vdekur. Të gjitha banesat në lagje janë përmbytur”, tha gruaja.

Ajo tregoi se janë përmbytur dhe herë të tjera dhe se si dëmshpërblim kanë marrë dy batanije ushtarake.

“Kemi marrë dy batanije ushtarake kur jemi përmbytur herën e kaluar. Dy batanije dhe unë dhe kjo gjitonja se shkuam bashkë. Erdhi një burrë dhe grua, dhe ne e kishim nxjerrë dollapin jashtë se s’kishim çfarë t’i bënim, ai tha ku di unë që s’e ke nxjerrë vetë. Shkatërrimi ka qenë njësoj. Niveli i ujit ishte pak më pak se kësaj radhe”, tha gruaja.

 

Poll