Një tërmet i fortë ka shkundur vendin mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 të mëngjesit. Lëkundja llogaritet të ketë qenë e magnitudës 4.5 ballë.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Euro-mesdhetare epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë zonës së Kamzës me një thellësi prej vetëm 5 km, çfarë bëri që lëkundja të ndihej e fortë në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Tërmeti është shoqëruar nga 6 paslëkundje të gjitha të regjistruara brenda 10 minutave pas tërmetit të parë. Versus.al