AKTUALITET /

Sulm në burg, shqiptari i dënuar qëllon dhe tenton të mbysë dy oficerë

Një ngjarje e rëndë dhune ka ndodhur në burgun e Poggioreale, në Napoli, Itali ku një i burgosur 40-vjeçar shqiptar ka sulmuar dy inspektorë të policisë së burgjeve.

Shkruar nga Versus

Sulm në burg, shqiptari i dënuar qëllon dhe tenton të

Një ngjarje e rëndë dhune ka ndodhur në burgun e Poggioreale, në Napoli, Itali ku një i burgosur 40-vjeçar shqiptar ka sulmuar dy inspektorë të policisë së burgjeve.

Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë brenda burgjeve italiane dhe ka rindezur debatin për masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e personelit.

Dhuna nisi kur i burgosuri shprehu synimin e tij për t'u transferuar në një institucion tjetër. Në një shpërthim të papritur zemërimi, ai tentoi fillimisht të mbyste inspektorët, duke rrezikuar jetën e tyre.

Pavarësisht përpjekjes së tij për të kontaktuar eprorët dhe për të zgjidhur situatën, përgjigja ishte dhuna. Sulmi arriti kulmin kur i burgosuri përdori një armë të bërë vetë, krijuar nga një pirun plastik, në përpjekje për të goditur oficerët.

Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë dhe e koordinuar e punonjësve të policisë së burgjeve në detyrë, ka shmangur më të keqen. Oficerët e përfshirë arritën të frenojnë sulmuesin dhe të sigurojnë zonën, duke shmangur lëndimet të rënda.

Megjithatë, situata ka nxjerrë në pah brishtësinë e sistemit aktual të sigurisë dhe nevojën për të vlerësuar me kujdes kushtet në të cilat funksionojnë operatorët e burgjeve.

Poll