AKTUALITET /

Atentat në Durrës, 29 vjeçari ekzekutohet nga disa persona të maskuar! Viktima, me precedentë të mëparshëm (EMRI)

Ermir Dedja ishte arrestuar dy herë më parë për trafik droge drejt Kosovës dhe përkrahjen e autorit të një plagosje në Shijak.

Shkruar nga Versus

Atentat në Durrës, 29 vjeçari ekzekutohet nga disa persona

Durrës- Një atentat me armë zjarri është regjistruar pak pas mesnatës së mbrëmshme në lagjen nr.18 të Durrësit, ku viktimë ka mbetur 29 vjeçari Ermir Dedja. 

I riu u qëllua në breshëri nga disa persona të maskuar të cilët më pas u larguan nga vendngjarja me një makinë. Dedja u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra me armë zjarri. 

Policia po punon për kapjen e autorëve të krimit të rëndë. Dyshimet e para janë për larje hesapesh mes bandave pasi viktima rezulton me precedentë të mëparshëm penale. Në 2015-ën ishte arrestuar për trafik droge drejt Kosovës dhe në 2017-ën ,ishte arrestuar për përkrahjen e një personi që kreu plagosje me armë në Shijak. Versus.al

 

Poll