Lezhë- Kanë nisur pakënaqësitë e para të emigrantëve të paligjshëm nga Afrika të strehuar në kampin e Gjadrit. Pak ditë pasi mbërritën në kamp, 10 prej tyre kanë shfaqur agresivitet dhe sjellje të dhunshme, duke tentuar madje të dëmtojnë dhomat ku po qëndrojnë.
Kjo ka sjellë shtimin e masave të sigurisë brenda kampit. Sipas mediave, emigrantët që kanë shfaqur sjellje agresive janë futur në një izolim në pjesën fundore të kampit të përshtatur si burg. Nuk raportohet për persona të dëmtuar apo incidente të tjera.
Më 11 prill, 40 emigrantë me urdhra dëbimi nga Italia mbërritën me pranga në kampin e Gjadrit. Sipas dekretit të qeverisë italiane, kampi do të përdoret për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe u është refuzuar e drejta për azil. Afati maksimal i qëndrimit të tyre në kampin e Gjadrit, do jetë 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin. Versus.al








