AKTUALITET /

17 vite nga vrasja në prangun e shtëpisë e deputetit Fatmir Xhindi, djali i tij mesazh prekës

Në këtë përvjetor, djali i tij, Albano Xhindi, e ka kujtuar të atin përmes një mesazhi emocionues në rrjetet sociale. Kujtimi i ish-deputetit të vrarë në 2009 mbetet i gjallë, ndërsa familja vijon ta ndjejë mungesën çdo ditë

Shkruar nga Versus

17 vite nga vrasja në prangun e shtëpisë e deputetit Fatmir

Janë bërë 17 vite nga vrasja e ish-deputetit të Fierit, Fatmir Xhindi, një ngjarje e rëndë që tronditi thellë opinionin publik dhe la pas një plagë që koha nuk ka arritur ta mbyllë.

Në këtë përvjetor të dhimbshëm, kujtimi i tij rikthehet jo vetëm si një moment reflektimi publik, por mbi të gjitha si një ndjenjë e gjallë për familjen që vijon të jetojë me mungesën e tij. Djali i tij, Albano Xhindi, ka zgjedhur ta përkujtojë të atin përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale, duke prekur këdo që e lexon.

“17 vite pa ty babo! Sa shumë mall! I gëdhendur në përjetësi! Sa herë shikoj qiellin, të shoh duke më shikuar!”, shkruan ai, në një rrëfim të shkurtër, por të mbushur me mall, dhimbje dhe dashuri që nuk shuhet.

Fatmir Xhindi u vra në vitin 2009, pranë banesës së tij në Roskovec, në një atentat me armë zjarri që tronditi jo vetëm qytetin, por gjithë vendin. Ngjarja nxiti reagime të forta politike dhe vuri në lëvizje institucionet e drejtësisë, duke u kthyer në një nga krimet më të bujshme të asaj kohe.

 

 

Poll