AKTUALITET /

"2 herë mat" në Kapshticë/ Kapen 6 kg heroinë dhe 4 policë në pranga

Burime për median thonë se hetimi për këtë grupim ka nisur "aktivitetin" që prej 2-3 vitesh, ndërsa informacionet e fundit çuan në ndalimin e tyre pikërisht në Kapshticë, ku edhe u bë kapja e drogës.

Shkruar nga Versus

"2 herë mat" në Kapshticë/ Kapen 6 kg heroinë dhe

Një operacion i befasishëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar një rrjet të dyshuar të trafikut të drogës… dhe "një dorë" me efektivët e uniformave blu në listën e të arrestuarve!

Gjatë një kontrolli të zhvilluar në pikën kufitare të Kapshticës, autoritetet sekuestruan 6 kilogramë heroinë të futur mjeshtërisht në një automjet që po përpiqej të largohej nga vendi.

Por "çudia" nuk mbaron këtu: pas drejtuesit të mjetit, që u kap në flagrancë, në pranga përfunduan edhe katër punonjës të policisë kufitare, përfshirë një përgjegjës turni, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre.

Burime për median thonë se hetimi për këtë grupim ka nisur "aktivitetin" që prej 2-3 vitesh, ndërsa informacionet e fundit çuan në ndalimin e tyre pikërisht në Kapshticë, ku edhe u bë kapja e drogës.

 

Poll