Dy të mitur janë larguar nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit në Tiranë. Denoncimi në polici është bërë nga punonjësa e kësaj qendre. Pas marrjes së kallzmit policia po punon për gjetjen e tyre.
Njoftimi i Policisë:
Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se dy shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër. Punohet për gjetjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Versus.al







