Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) ka caktuar ditën e mërkurë, 19 nëntor, si datë për marrjen në pyetje të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për ngjarjet e 11 janarit.
Paraqitja e tij vjen vetëm tre ditë pasi të premten ai nuk u paraqit në organin e akuzës për t’u pyetur si person në dijeni për çështjen e 21 janarit.
Pavarësisht se Berisha u shpreh se nuk e kishte marrë fletëthirrjen, SPAK e përgënjeshtroi duke thënë se ka dërguar 2 herë fletëthirrje në banesën e tij, në Kuvend dhe në selinë e PD-së, por nuk janë pranuar të tërhiqen.
Kreu i PD është marrë i pandehur për korrupsion pasiv në dosjen “Partizani” ku i pandehur është edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë./Versus.al
