AKTUALITET /

Trafik kilometrik, qytetarët bllokohen në temperatura nën zero

Shkruar nga Versus
Trafik kilometrik, qytetarët bllokohen në temperatura nën zero
Trafiku në Përrenjas

Aksi kombëtar Përrenjas–Elbasan, është bllokuar për shkak të trafikut të rënduar të mjeteve. Prej disa orësh automjetet pothuajse nuk lëvizin fare, duke krijuar radhë kilometrike ku mijëra qytetarë kanë mbetur të izoluar në kusshte të vështira dhe temperatura nën zero.

Raportohet se bllokimi shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit në Elbasan.

Lëvizja e mjeteve vijon të përkeqësohet, duke krijuar radhë të gjata dhe vështirësi të mëdha për drejtuesit dhe pasagjerët./Versus.al

Poll