
Tiranë- Dy persona janë arrestuar në kryeqytet nën akuzën e shpërndarjes së drogave të forta.
Në pranga kanë rënë Euxhenjo Manushi 20 vjeç dhe Klajdi Serjani 24 vjeç (nipi i Pajtim Serjanit “të fortit të Tiranës”).
Përgjimet për operacionin zgjatën rreth 6 muaj dhe gjatë aksionit policor, u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 50 gramë kokainë me vlerë tregu rreth 270 mijë euro.Kokaina u gjet brenda automjetit që drejtohej nga 24 vjeçari Serjani. Gjithashtu gjatë kontrollit, u gjet edhe një sasi parash e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Kush është Pajtim Serjani, mik i Emiljano Shullazit?
Serjani është emër i njohur për Policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në vitin 2014. Versus.al








