
Shkodër- Policia ka gjetur dy armë zjarri në banesën e njërit prej dy personave që u arrestuan tre ditë më parë në fshatin Dajç.
M.T dhe D.S u arrestuan më 26 mars për shkak se nuk iu bindën urdhrit të policisë dhe tentonin të largoheshin me motorin që e kishin vjedhur. Pas verifikimeve të policisë, u zbulua se M.T kishte në përdorim edhe banesën e një personi që jeton në Itali.
Gjatë kontrollit të kryer, u gjetën 2 armë zjarri pushkë të cilat dyshohet se i kishte siguruar personi i arrestuar tre ditë më parë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Versus.al









