AKTUALITET /

36 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Velipojë, policia: Shpëtuam 18 persona në rrezik

Mes mjeteve të bllokuara ishin ato me mungesë dokumentacioni apo ato që kishin shkelur perimetrin e sigurisë.

Shkruar nga Versus

36 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Velipojë, policia:

Nga Ksamili në Velipojë janë bllokuar në total 36 mjete lundruese gjatë javës së fundit. Policia kufitare bën me dije se pas kontrolleve në 254 mjete lundruese ka vendosur të bllokojë ato që kanë shkelur perimetrin e sigurisë dhe ato që nuk kishin dokumentacionin përkatës.

Mjetet e bllokuara janë 24 Jet Ski, 5 Skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

13 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

Gjithashtu në 10 raste policia ka ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë 18 personave, shqiptarë e të huaj të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve lundruese. Versus.al

Poll