
Biznesmeni Behgjet Pacolli u pyet sot në prokurorinë e Tiranës për rreth 4 orë në lidhje me aeroportin e Vlorës, çështje për të cilën ai dhe vëllai i tij Emin Pacolli kanë dorëzuar kallëzim se u është bërë një falsifikim me qëllim që ortaku tjetër Valon Ademi t’u marrë 47% të aksioneve.
Në dalje ai u kujdes të theksonte për mediat se qeveria nuk ka lidhje në këtë çështje ku edhe vetë Pacolli është kallëzuar nga Ademi.
“Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne jemi përgjigjur. Po edhe vëllai im ka bërë kallëzim dhe u pyeta si person në dijeni për të dhënë informata. Nuk kam patur takim me Edi Ramën, qeveria nuk ka asgjë të bëjë. Është e padrejtë të përmendet, qeveria nuk ka lidhje me asgjë këtu”- tha Pacolli mes të tjerash. Versus.al
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       
 
	                        
	                        
	                        
	                       