
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur më 5 janar në "Kryqëzimi i Zogut të Zi" në Fier, ku një 40-vjeçar u qëllua me armë zjarri.
Sipas informacionit të policisë së Fierit, viktima, G.H., u plgaos nga 26-vjeçari Klement Beqaj.
Burime nga hetimet sugjerojnë se Beqaj ishte i dashuri i gruas së viktimës, duke shtuar një dimension të ri në motivet e krimit.
Autoritetet kanë zbuluar se pas një konflikti ndërmjet dy individëve, Beqaj ka nxjerrë armën dhe ka shkrepur ndaj G.H.
Policia e Fierit ka konfirmuar se i plagosuri ishte në një proces divorci me bashkëshorten e tij, 29-vjeçaren Melisa Beluli.
Të dy, e reja dhe autori i plagosjes, Klement Beqaj, janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë, Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg".
Policia vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të mbledhur prova të nevojshme për të ndihmuar procesin gjyqësor.
Njfotimi i Policisë së Fierit
Në vijim të informacionit të datës 05.01.2025, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit G. H., 40 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, sqarojmë se si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetases M. H., 29 vjeçe (bashkëshortja e 40-vjeçarit, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të plagosjes, shtetasit K. B., 26 vjeç. Më datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.








