
Personat që shihni në foto janë Klement Beqaj dhe Melisa Beluli të shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi në bashkëpunimim me njëri tjetrin kanë plagosur një 40 vjeçar i identifikuar si Gledi i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi mjekët e Spitalit të Traumës nuk kanë mundur t'i nxjerrin plumbin në bark.
Ngjarja e rëndë është shënuar disa ditë më parë në qytetin e Fierit në zonën e njohur si ‘Kryqëzimi i Zogut të Zi.
Kronika e ngjarjes:
Klemend Beqiraj shkoi në lokalin ku ndodhej 40 vjeçari dhe e qëlloi me armë zjarri. Sipas të pranishmëve që ndodheshin në momentin kur ndodhi ngjarja, Beqaj i mbështeti në trup pistoletën në trup dhe e goditi ndërkohë që e pranishme ka qenë dhe ish-bashkëshortja e 40 vjeçarit, Melisa Beluli e cila dyshohet se është partnerja e autorit.
Pas ngjarjes Melisa Beluli u largua drejt Patosit së bashku me partnerin e saj, Klement Beqaj, ndërkohë 40-vjeçari është duke “luftuar” prej ditësh për jetën në Spitalin e Traumës.
Dyshohet se ajo mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjen e rëndë, duke ndihmuar autorin që ta nxirrte viktimën në pritë, duke e informuar për lëvizjet e ish-bashkëshortit të saj.
Ajo që e bën më tragjike këtë ngjarje është fakti se 40-vjeçari i cili sipas dëshmitarëve është një baba shembullor dhe punëtor, u qëllua para syve të fëmijës së tij 10-vjeçar.
Policia i ka shpallur në kërkim dy të rinjtë dhe ka kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve të cilët nëse i shohin të lajmërojnë autoritetet në numrin 129./Versus.al








