Kryedemokrati Sali Berisha gjatë takimit të tij me tregtarë artizanë të Krujës, ka pasur një bisedë me një qytetar i cili i ka thënë se pavarësisht se nuk ka besim tek deputetët, do të votojë në zgjedhjet e 11 majit.
Qytetari i shprehu kritikat për vendosjen e Lulzim Bashës si kryetar të PD duke zbuluar edhe çfarë i kishte thënë gjatë takimit me të në pazarin e Krujës.
Pjesë nga biseda:
Qytetari; Unë nuk votoj, por për ty do votoj (i drejtohet deputetes Andia Ulliri). Por zakonisht unë nuk votoj se asnjë të mirë nuk e bën.
Berisha: Jo atë mos e thuaj
Qytetari: Ja të them një llaf, e vune Lul Bashën kryetar partie. Unë ia kam thënë këtu në mes të pazarit: Ti i fute shqiptarët në grevë. Tha më mashtruan, përse je i vogël që të të mashtrojnë ty i thashë? Tha të jap dorën nuk më mashtron njeri më. Versus.al
View this post on Instagram








