AKTUALITET /

Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit me 4 të plagosur, zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit

Gjithashtu ajo shton se nuk e përjashton mundësinë që mund të jetë ajo shënjestra e atentatit prej konflikteve të bashkëshortit të saj të ndjerë.

Shkruar nga Versus
Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit me 4 të plagosur, zbardhet
Fotomontazh: Gruaja e Roan Brahimit në atentatin ku u ekzekutua i riu në Athinë

Hetimet për zbardhjen e atentatit me 4 plagosur të ndodhur mbrëmë në Tiranë kanë marrë një rrjedhje krejt tjetër.

Dyshohet se ka ndodhur një ngatërrim i shënjestrës pasi objektivi ka qenë gruaja e Roan Brahimit, 31 vjeçarit që u vra në Athinë më 9 maj të vitit të shkuar ndërsa mbrëmë iu vra edhe babai Gjovalin Prendi.

Në dëshminë  e dhënë para uniformave blu, gruaja e Roan Brahimit është shprehur se nuk ka probleme me askënd.

Gjithashtu ajo shton se nuk e përjashton mundësinë që mund të jetë ajo shënjestra e atentatit prej konflikteve të bashkëshortit të saj të ndjerë.

"Unë nuk kam probleme me askënd. Nuk e përjashtoj mundësinë që jam në shënjestër prej konflikteve të bashkëshortit tim. Por nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët. Gjatë kohës së atentatit kam qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë. Nuk i kam marrëdhëniet e mira me familjarët e Roanit,"-është shprehur para uniformave blu bashkëshortja Roan Brahimit.

Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë vitin e kaluar, njihet si armik i Martinajt dhe momentin e eleminimit të tij e panë edhe gruaja edhe fëmija i tij të cilët asokohe mbetën të plagosur lehtë. /Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: