AKTUALITET /

“Banjska”, Gjykata e Kosovës, hedh poshtë kërkesën, nuk kryen gjykimin në mungesë për 42 të akuzuarit që ndodhen në arrati

Për 42 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati përfshirë Millan Radoiçiqin që e mori përgjegjësin për sulmin, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë.

Shkruar nga Versus

“Banjska”, Gjykata e Kosovës, hedh poshtë

Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi të premten se e ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale për gjykim në mungesë në rastin e sulmit në Banjskë në veri të Kosovës.

Gjykimi në rastin Banjska, ku u vra një rreshter i Policisë së Kosovës, nisi të enjten për tre të akuzuarit që ishin kapur pas sulmit të vitit 2023.

Për 42 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati përfshirë Millan Radoiçiqin që e mori përgjegjësin për sulmin, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë.

Gjykata tha se kërkesa e prokurorëve për gjykim në mungesë është “e pabazuar”.

“Në këtë fazë të procedurës nuk mund të procedohet me gjykimin në mungesë ndaj të pandehurve që gjenden në arrati, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës për gjykim në mungesë”, tha Gjykata Themelore.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: