POLITIKË /

"Parashikuesi" i zgjedhjeve, kandidati i PS vetëshpallet deputet, ja çfarë shkruan për veten

Edhe pse e trajton veten si të zgjedhur, Pashaj, që vjen nga bota e sipërmarrjes, duket se ka harruar që deri në shtator funksionon ende Parlamenti aktual dhe mandati i ri fillon vetëm pas konstituimit të Kuvendit të ri në vjeshtë.

Shkruar nga Versus

"Parashikuesi" i zgjedhjeve, kandidati i PS vetëshpallet deputet,

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Durrës, Skënder Pashaj, duket se është një hap përpara procesit zgjedhor, të paktën në rrjetet sociale. Edhe pse zgjedhjet parlamentare zhvillohen më 11 maj dhe mandati i ri i Kuvendit nuk është konstituuar ende, Pashaj tashmë e prezanton veten si “deputet i PS-së” në bio-n e Instagramit.

Pashaj është pjesë e listës së mbyllur të PS-së në Durrës, ku renditet i katërti, pas deputeteve aktuale Klodiana Spahiu dhe Milva Ekonomi, si dhe Loer Kumes. Megjithatë, fakti që renditet në një pozicion potencialisht të sigurt për ta marrë mandatin, nuk i jep atij automatikisht të drejtën të shpallet deputet para se të mbyllet procesi zgjedhor, të certifikohen rezultatet nga KQZ dhe të bëhet betimi në Kuvend.

"Parashikuesi" i zgjedhjeve, kandidati i PS vetëshpallet deputet,

Edhe pse e trajton veten si të zgjedhur, Pashaj, që vjen nga bota e sipërmarrjes, duket se ka harruar që deri në shtator funksionon ende Parlamenti aktual dhe mandati i ri fillon vetëm pas konstituimit të Kuvendit të ri në vjeshtë. Deri atëherë, çdo vetëshpallje mbetet më shumë një akt propagandistik sesa një status real. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: