POLITIKË /

Rama iu përgjigjet deputetëve demokratëve: Më treguan një video, ai që thotë s’jam çyryk, vetëm çyryk është

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi me qytetarë në Maliq iu përgjigj deputetëve demokratë, të cilët kanë reaguar pas deklaratave së tij se burrat janë çyrykë.

Shkruar nga Versus

Rama iu përgjigjet deputetëve demokratëve: Më treguan

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi me qytetarë në Maliq iu përgjigj deputetëve demokratë, të cilët kanë reaguar pas deklaratave së tij se burrat janë çyrykë.

“Më tregonin një video, një deputet i kënetës. Një fidel, hajde mendje hajde, hajde muhabete hajde, hajde çyryk hajde. Po kur thonë, Rama ofendon burrat se i quan çyryk. Unë them kështu, PS nuk mundet dot. Është e kotë sepse e mbështesin 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë, ndërkohë që tek  Ngrihen deputetët dhe bëjnë statuse, ne nuk jemi çyryk. Ai që thotë s’jam çyryk, vetëm çyryk është. Burrat gjysmën e trurit e kanë me ujë, ujë kënete. Por ne e kemi të thjeshtë llogarinë, shumicë e grave, shumicën e të rinjve, gjysmën e burrave dhe ne jemi yhy ku e ku”, tha Rama.

Rama e cilëson 11 majin një moment historik, duke thënë se nga kutitë e votimit nuk duhet të nxjerrin thjeshtë një fitore aritmetike, por edhe një shumicë popullore për t’i dhënë mesazhin BE se Shqipëria kërkon të ulet në sofrën e përbashkët.

Tags:

rama ps

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: