Kryeministri Edi Rama ka vijuar me ironizimet ndaj kryedemokratit Sali Berisha për deklaratën e tij gjatë ditës së djeshme në tregun artizanal të Krujës.
Në një moment, Berisha i tha njërit prej tregtarëve se do të ngrinin tavanin e biznesit, duke dashur t’i referohej tatimit mbi vlerën e shtuar.
Videoja u bë virale shpejt në rrjet dhe nuk i ka shpëtuar as kreut të qeverisë, Rama i cili ka mbivendosur në fytyrën e Berishës një buf duke e shoqëruar me komentin: “Kujdes dërrasat… e tavanit”. Versus.al








