POLITIKË /

“Rroga mesatare do jetë 1200 euro”, Berisha: Nëse PD vjen në pushtet, do ketë rimbursim të ilaçeve

Shkruar nga Versus

“Rroga mesatare do jetë 1200 euro”, Berisha: Nëse PD vjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me qytetarët e Kombinatit në Tiranë.

Teksa u përqendrua tek program ekonomik i PD, Berisha tha se brenda 90 ditëve të para që do të jetë në pushtet, do të caktojë minimumin jetik 200 euro, Më pas tha se përqendrim do të jetë tek rrogat duke premtuar rrogë mesatare 1200 euro dhe atë minimale 500 euro.

“Çfarë do bëjmë ne? 90 ditët e para do vendosim minimumin jetik 200 euro. Rrogat e ulëta. Nuk do ketë rrogë në Shqipëri nën 500 euro. E ka çdo vend dhe u garantoj se pas rrogës minimale, do kalohet në ditën me pagën minimale. E ka çdo vend dhe ne në këtë rrugë do ecim.

A mjaftojnë këto? Jo, u them unë. Çfarë do bëjmë tjetër ne. Ushqimet dhe gjërat bazë të gjithë rrogëulëtit, të gjithë pensionistët do i marrin 20 përqind më lirë se të tjerët. Do kenë kartën e konsumatorit dhe do u jepet mbrapsht e gjithë TVSh që është 450 euro në vit. Është pra sa tre pensione të sotme. Rroga mesatare do jetë 1200 euro. Rroga e mësuesit do jetë 1500 euro”- deklaroi Berisha.

Kryedemokrati nënvizoi edhe se nëse vjen në pushtet, do të ulë çmimin e naftës dhe të energjisë, gjithashtu do të përgjysmojë çmimin e ujit. Më tej tha se do të ketë rimbursim të ilaçeve njëjtë si në Itali.

“Rrogat e mjekëve dhe infermierëve do dyfishohen. Nafta, që pasqyrohet në çdo çmim, do zbresë në çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni, 40 përqind më lirë. Energjia elektrike do zbresë në 7 lekë për familjarët. Tarifat e ujit do përgjysmohen. Pra, do ketë një frymëmarrje më të madhe ekonomike për njerëzit. Do thoni ju, po ilaçet?

Do ketë një përgjigje shumë të mirë. Ne do marrim listën e Italisë sepse janë mijëra e mijëra shqiptarë që u kërkojnë fëmijëve të tyre, njerëzve të tyre për t’u çuar ilaçet për mjekim. Jo, listën që ka Italia për rimbursim do e ketë edhe Shqipëria.

Po, nuk them se do kemi kuzhinën italiane, nuk them se do kemi mirëqenien italiane, po do barazohemi 100 përqind në listën e ilaçeve sepse jetë kemi ne, jetë kanë edhe ata.

Prandaj dyllosen Toma me Vilma Nushin dhe në Shqipëri që nuk shitet asnjë ilaç që nuk tregtohet në dy vende të BE. Pra, në këtë mënyrë ne bëhemi më të drejtë. Shoqëria bëhet me moral”- shtoi Berisha. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: