
Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me gratë në Korçë pati batuta të shumta si me të pranishmet ashtu edhe me kryebashkiakun Sotiraq Filon lidhur me veshjen e këtij të fundit.
Teksa po fliste për disiplinat sportive, Rama shënjestroi Filon, të cilit i tha se nuk i shkonte këmisha e zbërthyer.
“Tani ka ardhur koha ta shtrijmë më tutje në disiplina të tjera sportin. Se del këtu në Korçë Sotiraqi me kostum alla frënga, ku je Sotiraq, apo s’k ardhur fare ky? Shi shi ke nxjerrë këmishën jashtë për t’u dukur si trendi. Po lëre tani se nuk të shkon ty këmisha jashtë. Të vjen Sotiraqi tani dhe të thotë, ne mirë jemi për këto lojërat me dorë, po ç’faj kemi ne, ç’faj ka Korça që të tjerët nuk kanë haber nga tenisi. Kemi gjithë ata lojtar tenisi në shkolla."-tha Rama. Versus.al








