AKTUALITET /

44 vjeçari përdh*non 10 herë për 2 muaj ish-të dashuren 16-vjeçare të djalit

Burri kërcënonte të mituren se do t'i vriste familjen. Takoi një ditë pas aktit barbar babain e minorenes për t'i ofruar punë

Shkruar nga Versus

44 vjeçari përdh*non 10 herë për 2 muaj ish-të

Një vajzë 16 vjeçare ka përjetuar një makth të vërtetë nga përdhunuesi I saj 44 vjeçar, I cii ishte babai I ish-të dashurit të minorenes. Ngjarja ka ndodhur në Colonos të Greqisë, ku 44 vjeçari duket se nuk ka hezituar që të shantazhonte të miturën për të kënaqur dëshirat e tij.

Siç është bërë e ditur nga mediat greke, e reja kishte patur një lidhje disa muajore me djalin e 44-vjeçarit dhe ai i “tha se e shihte si vajzën e tij”. Megjithatë, kur vajza u nda me të riun, babai shfrytëzoi rastin për të vënë në jetë planin e tij. Ai i tha vajzës se do ta ndihmonte të kthehej së bashku me djalin e tij dhe e çoi me makinën e tij në një vend të braktisur në Athinë, ku e përdhunoi.
Por makthi për vajzën nuk u ndal me kaq. 44-vjeçari filloi ta kërcënonte vajzën se do ta vriste atë dhe babain e saj, i cili ishte i vetmi që kishte gjallë pasi nëna i kishte vdekur.

"Unë i thashë pse po e bën këtë, pse po më torturon, pse po më lëndon?" më tha “bëje se përndryshe njerëzit e tu do të lëndohen, do të më dëmtonte familjen”, ka përshkruar 16-vjeçarja në dëshminë e saj për psikologen, ku ka folur me detaje se si e ka dhunuar 44-vjeçari. 

“Më bëri të ndjej pendim. Se është faji im që po ndodh e gjithë kjo. Që e bëra të ndodhë. Se ai nuk donte dhe është faji im” shtoi e mitura.

Më në fund vajza e mitur nuk ka duruar më episode e përdhunimit dhe ka folur me të atin, i cili ka shkuar menjëherë në polici. 44-vjeçari për dy muaj, nga qershori deri më 19 gusht, dyshohet se ka përdhunuar vajzën të paktën dhjetë herë në një parcelë të braktisur, para se të arrestohej nga autoritetet. 

Siç tha babai i të miturës për protothema.gr , gjithçka nisi në qershor kur i dyshuari për përdhunim nisi t'i dërgonte mesazhe fëmijës duke e kërcënuar se nëse nuk takoheshin së bashku do të dëmtojë familjen e saj. Në fakt, 44 vjeçari kishte aq guxim, saqë një ditë pas përdhunimit të 16 vjeçares, u takua me të atin e vajzës në një parkin për t’I propozuar që të bënin një punë së bashku.

“Ai i dërgoi mesazhe kërcënuese se nëse ajo hapte gojën dhe fliste, ai do t’i vriste babanë dhe motrën e saj. Ai e bëri vajzën t'i betohej për nënën së saj të vdekur se nuk do të fliste. Nuk kishte konsensus në këtë përdhunim. Vajza ishte e shqetësuar. Ajo kishte frikë dhe mendonte ‘Nuk kam nënë, a duhet të humbas edhe babin?", - tha babai i vajzës.

“Të gjitha këto janë në mesazhe dhe dialogë në Instagram të cilat ai është kujdesur t’i fshijë, por Policia i ka në dosjen që ka hapur. Ai kishte një guxim të tillë sa kishte kontakte me mua. Më thirri dhe më miqësoi. E ka përdhunuar në datën 19 të muajit dhe në datën 20 ka lënë takim me mua që të shkoj të bëj një punë”, - shtoi babai i viktimës së mitur, teksa iu referua edhe një roli “të dyshimtë” që luante 44-vjeçari  dhe ish i dashuri i vajzës.

Ndërkohë, burri i arrestuar për përdhunim, siç njoftojnë mediat greke ka pohuar para grupit hetimor se lidhja me 16 vjeçaren ka qenë publike dhe se për shkak të kësaj lidhje e ka braktisur dhe gruaja.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: