AKTUALITET /

48 orë vendimtare/ Kryepeshkopi Janullatos sërish në gjendje kritike

Spitali ‘Evangelismos’ ku është shtruar dhe po kurohet Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas  Janullatos ka njoftuar sërish se gjendja e tij është përkeqësuar

Shkruar nga Versus

 

48 orë vendimtare/ Kryepeshkopi Janullatos sërish në gjendje

Spitali ‘Evangelismos’ ku është shtruar dhe po kurohet Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas  Janullatos ka njoftuar sërish se gjendja e tij është përkeqësuar dhe se 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për shëndetin e tij.

Sipas njoftimit të fundit të institucionit grek, Anastas iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemorragjik dhe u transferua sërish i intubuar.

96-vjeçari ka shfaqur këtë të premte një përkeqësim të shpejtë të shëndetit të tij  dhe orët e fundit  ishte intubuar dhe transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv.

Janullatos u transferua në në spitalin grek në Athinë që të premten e kaluar me helikopter, me ndihmën e forcave speciale shqiptare. /Versus.al/

Poll