AKTUALITET /

50 mijë euro garanci nuk i 'mjaftojnë' GJKKO-së, lë në burg Ilir Metën

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për të zëvendësuar arrestin në burg me garanci 50 mijë euro, ndërsa çështja e tij për korrupsion dhe pastrim parash vazhdon në gjykim në themel.

Shkruar nga Versus

50 mijë euro garanci nuk i 'mjaftojnë' GJKKO-së,

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë kundrejt garancisë financiare prej 50 mijë eurosh.

Kërkesa e Metës u dorëzua një ditë pas vendimit të gjykatës për të kaluar dosjen e tij penale dhe të disa të tjerëve, përfshirë Monika Kryemadhin, Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, në gjykim në themel.

Procesi gjyqësor ndaj Metës lidhet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa çështja tashmë ndodhet në fazën e gjykimit në themel. Vendimi i GJKKO-së tregon se deri në përfundim të procesit, Meta do të qëndrojë në arrest në burg./Versus.al

Poll